Hisar Ali, sulmuesi i Feronikeli 74, udhëheq sulmin e Maqedonisë U19 në ndeshjet kundër Portugalisë, Belgjikës dhe Estonisë





Sulmuesi i talentuar Hisar Ali, që aktualisht mbron ngjyrat e Feronikeli 74, do të jetë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë U19 në ndeshjet e rëndësishme kundër Portugalisë, Belgjikës dhe Estonisë informon Tetovasot.

Hisar Ali është produkt i Akademisë së Shkëndijës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për skuadrën e Besës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka qenë pjesë e të gjitha grupeve zinxhirë të reprezentacionit, duke dëshmuar një zhvillim të vazhdueshëm dhe cilësi të lartë në lojën e tij.

Këtë herë, ai do të ketë mundësinë të përfaqësojë vendin në një eveniment të madh futbollistik, nën drejtimin e trajnerit Erhan Selimi, i cili udhëheq ekipin U19 të Maqedonisë së Veriut.