Christopher Hill ka treguar në Hagë se si nisi të merrej me problemin e Kosovës në vitin 1998.
“Së pari jam përfshirë nga qeveria e Amerikës në maj 1998. Mora një telefonatë nga sekretari i shtetit i asaj kohe, Madeline Albright, që më kërkoi që përveç detyrave si ambasador në Maqedoni, të merrja postin e të dërguarit special në Kosovë. Unë i raportoja sekretaret Albright. Hoolbroke ishte shumë i interesuar për çështjen e Kosovës dhe më këshillonte për tema për Kosovën sepse isha i informuar. Ajo mbështetej në shumë prej vlerësimeve të mia, por edhe personave të tjerë në terren”, tha Hill raporton Nacionale.
“Në fillim unë kuptova rolin tim që duhej të ofronim zgjidhje politike, dhe duhet të ndihmonim për të zmbrapseshin forcat atje nga dhuna në rritje e mundshme. Në fillim jam munduar me kolegë dhe DASh të ndërtonim plan autonomie, që të rikthehej autonomia e Kosovës, dhe Kosova të kishte vetëqeverisjen e vet. Është gjithmonë e preferueshme të gjendet zgjidhje politike në vend të qasjeve të tjera, por në këtë rast është e rëndësishme se aleatët evropianë ishin të shqetësuar për shpërthim të madh të dhunës, donim këmbëngulje që të arrihej zgjidhje politike”, deklaroi ai.