Haradinaj: Shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë, do të padisim secilin





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune.

Haradinaj iu referua “të dhënave” të tyre dhe të njëjtën ankesë për këtë komunë e kanë pasë edhe në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.

“Të dhënat tona nga shtabi në Junik, tregojnë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune. Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim, ku do të bëjmë padi për secilin person veç e veç”.

Haradinaj ka bërë thirrje që të respektohet rregullat e ligji.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo