Haradinaj për Shpat Kasapin: Kur isha në Hagë, ishte pjesë e skuadrave që më mbështesnin





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot më 26 nëntor 2025, ka shprehur dhimbjen e tij pas humbjes të jetës së këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Në reagimin e tij, Haradinaj kujtoi mbështetjen që artisti i dha atij, gjatë periudhës kur po përballej me drejtësinë në Hagë.

Sipas Haradinajt, Shpat Kasapi ishte një nga vullnetarët e fushatave që kërkonin drejtësi për të, së bashku me shumë artistë të tjerë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi është i trishtë për shqiptarët dhe për skenën e artit, të cilës Shpati i dha shumë. Ndërsa unë isha në Hagë, ai ishte ndër ata që u angazhua vullnetarisht në fushatat për drejtësi. Mirënjohja për të është e përjetshme”, shkroi Haradinaj.

Shpat Kasapi ishte një prej emrave të njohur të muzikës moderne shqiptare, me një repertor që për dekada ka qenë pjesë e skenës muzikore në Kosovë, Shqipëri e diasporë. Vdekja e tij ka shkaktuar reagime të shumta në botën e artit dhe në opinionin publik.