Haqim Ramadani live përmes TS i çon selam Hristijan Mickoskit (VIDEO)





Gjatë tubimit përmbyllës në Çellopek për raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, kandidati i VLEN-it, Haqim Ramadani përmes një video live të TS i është drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se ai kishte të drejtë vetëm për një gjë.

Haqim Ramadani tha se kryeministri kishte ditur, përmes sondazheve të tij, që para se të bëhej shkarkimi i tij, ai do të ishte kryetari i komunës së Tetovës, njfoton TS.

“I drejtohem kryeministrit Hristijan Mickoski dhe i them se vetëm për një gjë ke pasur të drejtë, e ke ditur dhe i ke bërë sondazhet, dhe e ke ditur se para se të më shkarkosh, unë do të jem kryetari i kësaj komune” deklaroi Ramadani live për TS gjatë fushatës përmbyllëse në Çellopek.

Kandidati i Ramadani e përdori këtë deklaratë për të theksuar forcën dhe mbështetjen e tij në mesin e qytetarëve, duke shtuar se vendimi i tyre për raundin e dytë do të jetë vendim historik për komunën e Bërvenicës./TS