Guardiola krahason rivalitetin ndaj Liverpoolit me El Clasicon, thotë se i mungon Kloppi





Pep Guardiola komentoi krahasimet midis Manchester Cityt dhe Liverpoolit dhe El Clasicos, teksa nuk ngurroi të zbulojë se i mungon ish-trajneri i Reds, Jurgen Klopp.

Manchester City ka qenë ekipi për t’u mposhtur në dekadën e fundit në Ligën Premier, duke arritur t’i fitojë shtatë tituj të Ligës Premier.

Megjithatë, “Qytetarët” nuk e kanë pasur aspak të lehtë pasi kanë pasur një rival si Liverpooli që e ka ndjekur në shumë sezone deri në xhiron e fundit.

Këtë rivalitet me Reds, Guardiola e ka krahasuar me anë në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, teksa për këtë rivalitet i ka dhënë merita të mëdha edhe ish-kundërshtarit të tij, Klopp.

“Tek Barcelona dhe Real Madrid, zhurma jashtë është një mijë herë më e lartë se këtu. Atmosfera në stadium është mjaft e ngjashme – është thjesht fantastike. Ne e kemi ndihmuar Cityn të krijojë këtë rivalitet gjatë dekadës së fundit. Përpara kësaj, mendoj se rivaliteti kryesor ishte midis United dhe Liverpool”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ajo që ndodhi gjatë kohës së Jurgen Klopp e bëri këtë rivalitet më të madhin, sepse, ndoshta pas sezonit të parë, lufta për titullin e Ligës Premier ishte midis nesh dhe atyre”.

“Gjithmonë e kam shijuar këtë rivalitet të shëndetshëm. Gjithmonë kam ndjerë respekt të ndërsjellë. Jurgen më dha shumë dhe më mungon. Ai më mësoi shumë për sa i përket përpjekjes që duhet për ta mposhtur atë”, përfundoi trajneri i Cityt.