Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra zv.kryeministren Balluku, e ndalon të dalë jashtë vendit





Gjykata e Posaçme e Shqipërisë ka marrë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.
Sç raporton më tej, Top Channel duke iu referuar burimeve ndaj zv.kryeministres Balluku akuzat për shkelje të barazisë në tendera lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.