Gjuha shqipe dhe mos zbatimi i Ligjit!

Nga Ruzhdi MATOSHI

Rrugës për në Strugë po i kaloja kilometrat e lëshuar të autostradës, e cila filloji në decenien e kaluar dhe është futur në decenien e dytë të saj dhe ende nuk është gati realizimi i saj.

Ajo që më bëri përshtypje ishin tabelat e orientimit ku janë të shënuar emrat e qyteteve nga shkon autostrada, ishin vetëm në gjuhën Maqedonase dhe Angleze.

Edhe pse dispozita ligjore e ligjit për gjuhët e udhëzon çdo administratorë të respektojë ligjin e gjuhëve, shqipja nuk gjen zbatim.

E kuptoj tash më qasjen e VMRO së e cila në çdo rast nuk zbaton, ose lufton ti minimalizoj të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por nuk e di pse përfaqësuesit tanë në ekzekutiv pse nuk reagojnë dhe nuk ndërmarrin së paku veprime komunikimi me partnerin e koalicionit për këto raste të shkeljes flagrante të gjuhë shqipe!

Sigurisht Afrim Gashi, Bekim Qoku, Izet Mexhit dhe Bilall Kasami udhëtojnë për Ohër dhe Strugë besoj se i shohin veprimet e tilla të tabelave ku nuk përfillet gjuha shqipe të cilën ligji e lejon të përdorët dhe të zbatohet, së paku ia keni borxh opinionit publik të ia tregoni se çka është puna dhe pse merren kështu veprime kundër gjuhës shqipe.

Dy fjalë edhe për deputet të opozitës shqiptare, zëri juaj është larg për të dëshiruar si reagim opozitar mare ju qoftë për qasjen dhe mos reagimin opozitarë.

Deputet të opozitës dilni merrni disa ngjyra dhe shkruani emrat shqip, zbatojeni ligjin o të mjerë pse ju kemi bërë deputet që të keni imunitet në zbatimin e ligjit.

P.С: Telekomi e paska hek sustën shtypni 2 nëse dëshironi shqip, tash qenka vetëm Zdravooooooo…