Gjorgjievski: Shkupi mbetet kryeqyteti Evropian i kulturës për vitin 2028





Shkupi mbetet kryeqyteti Evropian i kulturës për vitin 2028, kumtoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski pas takimeve në Bruksel.

Siç njoftuan nga Qyteti i Shkupit, Gjorgjievski, së bashku me ministrat Timço Muçunski dhe Zoran Lutkov, zhvilluan një takim të rëndësishëm me eurokomisarin Glen Mikalef, në të cilin ai paraqiti gatishmërinë e qytetit për të hyrë në një epokë të re të standardeve dhe transformimit evropian.

Kryetari i Qytetit të Shkupit paralajmëroi një transformim historik të Shkupit duke zhbllokuar procesin, duke futur qeverisje transparente dhe duke investuar mbi 55 milionë euro në infrastrukturën kyçe. Ky vizion, sipas tij, parashikon një Shkup modern, të hapur dhe evropian, i cili përfshin të gjithë sistemin nga komunat deri te qytetarët.

Siç theksoi, viti 2028 është momenti kur Shkupi më në fund do të bëhet i pranishëm qartë në hartën kulturore evropiane dhe botërore.