Dje, në orën 22:10, në NJPB Kërçovë është raportuar se në repartin e fëmijëve të Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore një foshnjë e lindur në vitin 2024, e cila, pavarësisht ndihmës mjekësore dhe tentimeve për reanimim, ka ndërruar jetë.
Personeli mjekësor ka konstatuar vdekje pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi.