Në moshën 40-vjeçari, si pasojë e sulmit në zemër, humbi jetën artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e këngëtarit, mes tyre edhe ish-gruaja, Selvija, e cila bëri të ditur se Shpati vdiq në Itali, atje ku bashkë kishin shkuar për shërimin e djalit të tyre.
Pas këtij lajmi të kobshëm, artistët dhe figurat më të njohura shqiptare, kanë reaguar duke shprehur ngushëllime për ikjen e hershme të Shpatit.
Alaudin Hamiti, Skerdi, Poni, Big Basta, Vesa Luma, Stresi, Teuta Selimi dhe të tjerë, janë shprehur zemërthyer për këtë lajm të dhimbshëm.
Më poshtë gjeni reagimet e tyre:












