E rëndë në Maqedoni – dy aksidente me fatalitet brenda pak orësh





Dy persona kanë ndërruar jetë dje në dy aksidente të ndara trafiku që kanë ndodhur në rajonin e Strumicës, njoftoi sot SPB Strumicë.

Rasti i parë është raportuar në polici rreth orës 16:35, kur në rrugën magjistrale Radovish–Strumicë, në vendin e quajtur “Sloboda”, afër kryqëzimit për fshatrat Dobrasincë dhe “Nova Mallë”, një veturë “Peugeot” me targa të Strumicës, e drejtuar nga K.V. (46) nga fshati Sushevë, është përmbysur në rrugë.
Nga plagët e marra, shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen.

Në aksidentin e dytë, që ka ndodhur në rrugën rajonale R1402, në segmentin nga fshati Gabrovë drejt fshatit Bansko, ka humbur jetën K.D. (63) nga fshati Gradsko Baldovcë, komuna e Strumicës.
Ai, duke drejtuar një moped me targa të Strumicës, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Në të dy rastet, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimave, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.