Duke luajtur me top me Ronaldon, Trump shpërndan videon e krijuar me IA





Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një video të inteligjencës artificiale, në të cilën duket duke luajtur futboll në Zyrën Ovale me Cristiano Ronaldon. Videoja u publikua të enjten, disa orë pas takimit të tij me sulmuesin portugez.

Presidenti amerikan e postoi videon në Truth Social menjëherë pas darkës me Ronaldon dhe Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman. Videoja tregon Trumpin dhe Ronadon duke pasuar topin derisa e hedhin drejt ekranit i cili thyhet në fund.

Ronaldo ende nuk ka komentuar publikisht për darkën por ai ripostoi një video të tij dhe Trump duke ecur në korridoret e Shtëpisë së Bardhë.