Duda Balje i bashkohet Grupit Parlamentar të AAK-së





Deputetja boshnjake, Duda Balje, i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Duda Balje i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së”, tha shkurt ai.

Balje nuk i ka dhënë votë qeverisë Kurti III që u prezantua në Kuvend nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Grupit Parlamentar të AAK-së i ishte bashkuar më herët edhe deputeti goran, Adem Hoxha, por më pas ai ishte përjashtuar pasi votoi pro kandidatit të propozuar nga Lista Srpska, Slavko Simiq, për postin e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, i cili, megjithatë, s’kishte marrë votat e nevojshme.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, atëherë pati thënë se partia e tij është e hapur për përfaqësues nga komunitete të ndryshme meqenëse iu mungon një deputet në grup.