Çiklisti 65-vjeçar pëson lëndime të rënda në aksidentin mes Strugës dhe Vranishtës





Më 25.11.2025, në orën 13:15, në NJPB Strugë është raportuar për një aksident trafiku në rrugën rajonale Strugë – Vranishtë, ku janë përfshirë një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga T.A. (57) nga f. Tatesh i Epërm i Strugës dhe një biçikletë e drejtuar nga R.Sh. (65) nga fshati Vranishtë i Strugës.
Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda trupore çiklisti, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Sh. Erazmo” në Ohër.
Ekipi hetimor i NJPB Strugë ka kryer hetime në vendngjarje, njofton Tetovasot.