Çfarë do të bëjë Lewandowski në fund të sezonit: Ka tri mundësi në tavolinë

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, po hyn në një fazë të karrierës së tij ku golashënuesit legjendarë zgjedhin vetë se si do të duket kapitulli i tyre i fundit.

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2026 dhe dëshira e tij e vetme tani është të qëndrojë në Kataluni. Golashënuesi polak dhe familja e tij ndihen si në shtëpi në Barcelonë, deri në atë pikë sa ofertat e mrekullueshme nga Arabia Saudite nuk e tërheqin fare.

Sipas gazetës Sport, prioriteti është i qartë – të vazhdoj të jetoj dhe, nëse është e mundur, të luaj në Barcelonë.

Me kalimin e kohës, Barça ende nuk ka marrë një vendim. Ka dy anë të historisë në zyrat e klubit. Nga njëra anë, është një sulmues që jep rezultate.

Edhe pse ka luajtur si titullar vetëm në pesë ndeshje këtë sezon, ai ka shënuar shtatë gola dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit, përpara lojtarëve si Fermin Lopez dhe Ferran Torres.

Nga ana tjetër, ekziston planifikimi financiar. Largimi i Lewandowskit në qershor do të lironte një sasi të madhe hapësire në buxhetin e pagave, gjë që do të lejonte një numër 9 të ri për të ardhmen.

Lewandowski nuk po kërkon një status të privilegjuar apo çelësat e dhomës së zhveshjes, shkruajnë katalunasit. Ai beson se është i aftë të kontribuojë për një vit tjetër, por në një rol të ndryshuar – me më pak minuta, një hierarki të ndryshme dhe është i gatshëm të pranojë statusin e zëvendësuesit nëse klubi sjell një sulmues për të udhëhequr projektin.

Ndërsa klubi thotë se “ka ende shumë muaj” dhe se vendimi do të merret kur sezoni të hyjë në një fazë vendimtare, situata është mjaft e qartë sot.

Janë tre mundësi në tryezë: një zgjatje e shkurtër e kontratës për një vit me një rol të personalizuar të mentorit për sulmuesin e ri; fundi i epokës në qershor për të hapur hapësirë për përforcime; ose lamtumirë futbollit nëse nuk i lind mundësia e duhur që i përshtatet jetës së tij.