Burrë e grua në Shkup raportojnë njëri-tjetrin për dhunë fizike në polici





Më 22.11.2025 në orën 13:00 në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se në shtëpinë familjare në rajonin e Kisella Vodës në Shkup, pas një zënke paraprake, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 45-vjeçar, i cili gjithashtu ia ka marrë telefonin celular. Po ashtu, rreth orës 20:30, burri 45-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 13:00 është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.