Boban Nikollovski: Komuniteti biznesit kërkon reagime urgjente – ne jemi të gatshëm 24/7

„Komuniteti biznesit kërkon zgjidhje për të gjitha sfidat me të cilat përballet në kohë reale. Unë dhe ekipi im jemi të gatshëm 24/7 dhe ata e dinë këtë. Bashkë kemi treguar se institucionet mund të jenë shtytës të ndryshimeve pozitive kur udhëhiqen nga një vizion dhe kur puna në ekip vihet në plan të parë. Nuk flasim më për suksese individuale – Drejtoria e Doganave u bë simbol i kapacitetit institucional që ofron rezultate kolektive“, tha drejtori Boban Nikollovski në një intervistë për edicionin „Top 100 Eksportuesit“ të Izvoz.mk.

„Aktualisht, me fonde nga Bashkimi Evropian po punojmë në projektin ‘Kufij të Mençur’, modernizimin e kalimit kufitar të Dellçevës, hapjen e një kalimi të ri kufitar në Klepallo me Bullgarinë, rinovimin e kalimit kufitar Markova Noga me Greqinë dhe implementimin e Sistemit për regjistrimin dhe identifikimin e operatorëve ekonomikë – EORI 2, i cili është në fazën përfundimtare. Paralelisht, në kuadër të Projektit për lehtësimin e transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, në të gjitha kalimet kufitare është instaluar një sistem për mbikëqyrjen video dhe njohjen e targave të makinave, kalimi kufitar i Qafthanës është modernizuar, dhe punojmë intensivisht edhe në modernizimin e kalimit kufitar Deve Baerit, si dhe për zhvillimin e sistemi kombëtar me një- ndalesë“, theksoi drejtor Nikollovski.

Suksesi më i madh, thotë ai, është kur rezultatet e arritura janë të matshme, të dukshme dhe të njohura nga komuniteti i biznesit, qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare.

„Në këtë periudhë, ne qartë treguam rolin e Drejtorisë së Doganave në përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e biznesit, si dhe në procesin e integrimit të vendit në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian. Rezultatet janë njohur dhe nga Komisioni Evropian, i cili në raportin e tij të fundit për përparimin e vendit ka vënë re një nivel të lartë të avancimit në kapitullin e Unionit Doganor, të cilin e udhëheq Drejtoria e Doganave. Komisioni Evropian veçanërisht thekson nivelin e lartë të mbledhjes së të ardhurave, përputhshmërinë e lartë të legjislacionit, si dhe përmirësimin dhe harmonizimin e sistemeve TKI. Po ashtu, në aspektin e forcimit të kapaciteteve operacionale, është theksuar sistemi i inteligjencës që kemi implementuar“, tha Nikollovski.

Duke komentuar rezultatet e arritura, ai theksoi se kumulativisht, deri më 31 tetor, janë mbledhur të ardhura prej 1.77 miliardë eurosh, që përbën një rritje prej 89.4 milionë eurosh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kontrolli është forcuar, që është çelësi për sigurimin e fer kushteve ekonomike, ku janë dorëzuar 174 kallëzime penale, ndërkohë që gjithashtu janë regjistruar gjithsej 280 raste të sekuestrimit të mallrave të ndryshme, të cilat kryesisht ishin të destinuara për shitje të paligjshme në vendin tonë.

Po ashtu, Nikollovski nënvizon se në një periudhë të shkurtër, me shumë përkushtim, është implementuar sistemi i ri kompjuterik i tranzitit – faza 5, me të cilin përshpejtohen procedurat e tranzitit, përmirësohet kontrolli doganor dhe rritet niveli i sigurisë, ndërkohë që tashmë punohet intensivisht për implementimin e fazës 6.

Për të rritur efikasitetin e administratës dhe përshpejtuar procedurat, drejtor thekson se në kalimet kufitare të kategorisë A, orari i punës i Administratës për Shërbimin e Ushqimit dhe Veterinarisë (AHV) është plotësisht i harmonizuar me Drejtorinë e Doganave. Po ashtu, siç njofton, certifikatat për borxhin doganor që janë të nevojshme për regjistrimin dhe ndryshimin e subjekteve ligjore, nga java e ardhshme do të dërgohen në mënyrë elektronike në Regjistrin Qendror.

Nga pikëpamja e përshpejtimit të transportit, pa dyshim, siç thotë ai, do të ketë një ndikim të madh Projekti për automatizimin dhe digjitalizimin e terminaleve doganore.

„Projekti parashikon zëvendësimin e plotë të peshoreve ekzistuese me peshore digjitale moderne, si dhe zëvendësimin e rampave me sisteme automatike për menaxhimin e trafikut në terminale, duke bërë që Drejtoria e Doganave jo vetëm të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të saj, por gjithashtu të krijojë një bazë për një infrastrukturë doganore të mençur, të plotë digjitale dhe të qëndrueshme“, theksoi ai.

Drejtor Nikollovski informon se tashmë është zgjedhur një ekspert që po punon në përgatitjen e dokumentacionit për zgjidhjen më të përshtatshme teknike për blerjen e pajisjeve, dhe në fazën e ardhshme, pas përfundimit të procedurës së blerjes, për të cilën pritet të shpallet një thirrje publike së shpejti, do të punohet edhe për zhvillimin e zgjidhjes softuerike përkatëse.