Bilall Kasami ngushëllon për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi: “Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh”





Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella pas lajmit të ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur tetovar, Shpat Kasapi informon Tetovasot.

Në reagimin e tij publik, Kasami tha se lajmin e ka marrë “me dhembje të thellë”, duke e cilësuar artistin si një nga figurat më të dashura dhe më të suksesshme të Tetovës.

Kasami shkruan se Tetova ka humbur një bir dhe një artist të madh, i cili për vite me radhë ka qenë në majat e suksesit dhe ka përfaqësuar qytetin me dinjitet në skenën muzikore në mbarë trojet shqiptare.

“Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë qytetarëve të Tetovës për këtë humbje kaq të madhe! Allahu e shpërbleftë me xhennet!”, ka theksuar Kasami në mesazhin e tij.

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit ka tronditur opinionin publik, ndërsa figura të shumta nga jeta artistike dhe institucionale po shprehin ngushëllimet e tyre për humbjen e këngëtarit të njohur.