Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti e braktisën Haqim Ramadanin dhe shqiptarët në Bërvenicë! Mërgata nga Austria vijnë në mbështetje!





Raundi i dytë i zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës po zhvillohet në një atmosferë të ndezur politike, ku kandidati shqiptar Haqim Ramadani po përballet pothuajse i vetëm në garë, pa mbështetjen e partive që e propozuan fillimisht gjegjësisht nga Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti informon Tetovasot .

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, pas takimit të Kasamit me kryeministrin Hristijan Mickovski, janë distancuar nga mbështetja për Ramadanin, duke lënë kandidatin në një pozitë të vështirë politike.

Megjithatë, ndryshe nga pritshmëritë, Haqim Ramadani ka fituar përkrahje të fuqishme nga populli dhe mërgata shqiptare. Dhjetëra bashkatdhetarë nga Austria, Gjermania dhe Zvicra kanë filluar të kthehen në vendlindje për ta mbështetur në raundin e dytë, duke e shndërruar fushatën e tij në një lëvizje qytetare të vërtetë.

Përmes komunikimeve publike, mërgimtarët kanë theksuar se mbështesin Ramadanin për qëndrimin e tij dinjitoz, moral dhe të pavarur, duke e parë atë si simbol të politikës së ndershme që mungon prej vitesh në skenën shqiptare.

Edhe pse pa mbështetjen e strukturave të partive, Haqim Ramadani është shndërruar në figurën e bashkimit dhe shpresës, duke marrë përkrahjen e qytetarëve që e shohin si kandidatin e njerëzve të zakonshëm.TS