Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti sot në një konferencë për shtyp sot tha deputetët e BDI-së do të vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të Frontit Europian, shkruan Telegrafi Maqedoni.
I pyetur për largimin e Ziadin Selës, ai tha ata kanë vendosur të funksionojnë të pavarur dhe se e përshëndesin dhe i mbsështesin që i parti opozitare përsëri të kenë bashkëpunim.
“Sa e pashë kumtesën e tyre ato do të vazhdojnë të jenë opozitë dhe se ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha Bexheti.
Bexheti tha se deputetët tanë do të vazhdojnë të funksionojnë si grup parlamentar i Frontit Europian.
Ai shtoi se siç ka thënë edhe zotëri Sela, në kuadër të komunave, këshilltarët tanë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë.
Bexheti foli edhe për rritjen e pagave në vend ku tha se Maqedonia e Veriut ka pagën minimale më të ulët në rajon.
Ai tha se mbështesin kërkesën e Lidhjes së Sindikatave për rritjen e pagës minimale në 500 euro.