Berisha dëshmon në SPAK për 21 janarin





Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur sot në orën 09:00 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) për të dhënë dëshmi lidhur me ngjarjet e 21 Janarit 2011. Ai është thirrur si person që ka dijeni.

Berisha u thirr si person me dijeni për ngjarjen, pasi më herët kishte dy fletëthirrje nga SPAK në datat 3 dhe 7 nëntor, që i dorëzoheshin në banesë, selinë e PD-së dhe Kuvend. Vetë ai ka thënë se nuk është thirrur asnjëherë për këtë çështje.