Bastisje në një berber-rrojtore në Tetovë, gjendet marihuanë dhe armë zjarri





Punonjësit policorë të SPB Tetovë, në bazë të urdhrit të gjykatës, kanë kryer një bastisje në një berber-rrojtore që e përdorte personi B.L. (21) nga Tetova.

Bastisja është kryer rreth orës 13:10 në rrugën “Prespa” në Tetovë. Gjatë kontrollit, i riu B.L. nuk ishte i pranishëm, ndërsa në vendngjarje ndodhej H.A. (23), djali i pronarit të shtëpisë ku ndodhej objekti.

Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë të ndarë në disa pako, rreth 2000 qese të zbrazëta, një peshore dixhitale dhe një pistoletë “Zoraki” kalibri 9 mm me një karikator të zbrazët.

Materialet e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë, ndërsa policia ka nisur procedurat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Pas përfundimit të hetimeve, ndaj B.L. do të ngritet parashtresë përkatëse për veprat që i ngarkohen.TS