Bashkëudhëtari nga Shemshova arrestohet për sjellje agresive ndaj policisë





Më 27.11.2025, rreth orës 22:35, në rrugën rajonale f. Zhelinë–f. Jegunovcë, punonjës policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë arrestuan A.L. (42) nga fshati Shemshovë.

A.L., i cili ishte bashkëudhëtar në një automjet të tipit “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga I.Sh. (42) nga i njëjti fshat, gjatë kontrollit të automjetit është sjellë në mënyrë agresive dhe ka ofenduar punonjësit e policisë.

Personi është shoqëruar në stacionin policor, ku është ndaluar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo