Barcelona ngushton epërsinë e Realit në krye, fiton ndaj Celta Vigos pas hattrickut të Lewandowskit

Barcelona ngushtoi diferencën me Real Madridin në vetëm tre pikë, duke shfrytëzuar gabimin e “Los Blancos” më herët gjatë ditës, pas fitores së thellë ndaj Celta Vigos në “Balaídos”.

Hat-tricki i Robert Lewandowskit mori vëmendjen kryesore, ndërsa Lamine Yamal shënoi golin tjetër të mbrëmjes.

Ishte pikërisht Barcelona që doli e para në epërsi me anë të Lewandowskit, i cili shënoi nga penalltia në minutën e dhjetë.

Menjëherë, pas dy minutash, Celta Vigo barazoi përmes Carreiras.

Lewa doli përsëri në skenë, duke shënuar për 2-1. Megjithatë, Celta s’u dorëzua, pasi barazoi me Borja Iglesias për 2-2.

Në fund të pjesës së parë, Barça shënoi për 3-2, me anë të Lamine Yamalit.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Lewandowski në minutën e 74-të, për të vulosur fitoren e Barcelonës.

Në fund të ndeshjes, Frenkie De Jong u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe të kuqin, duke u përjashtuar nga loja.

Me këtë fitore, Barça shkon në kuotën e 28 pikëve, tri më pak se Reali i pari me 31 sosh.