Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, kandidati Bajram Rexhepi ka ndarë një mesazh emocionues në rrjete sociale, duke shprehur mirënjohje të thellë për përkrahësit e tij nga mërgata.
“Emocion i jashtëzakonshëm. Një mal me njerëz që kanë udhëtuar 2000 km për mbështetje. Falëmnderit deri në përulësi,” ka shkruar Rexhepi në postimin e tij.
Ky reagim i tij ka marrë shumë komente dhe shpërndarje nga qytetarë që e kanë përgëzuar për lidhjen e fortë me diasporën dhe për përkushtimin që kanë treguar bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit./TS