Azem Sadiki pranon humbjen: Studeniçani do të mbetet gjithmonë në zemrën time





Azem Sadiki

Të nderuar qytetarë të Komunës së Studeniçanit,
Pas përfundimit të zgjedhjeve, dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe përkrahjen që më kanë dhënë gjatë këtyre viteve.
Kam pasur nderin të jem në krye të komunës sonë për katër mandate, periudhë gjatë së cilës jam përpjekur me përkushtim, punë të pandalur të realizoj shum projekte që sot lanë gjurmë në çdo vendbanim të Komunës së Studeniçanit.
Asnjëherë nuk do ti harroj njerëzit e mi të afërt që kanë qenë krahu im, më qëndruan besnik gjatë tërë kësaj kohe sepse ata janë pjesë e të gjitha sukseseve të mia.
Këto janë vepra që do të mbeten dhe për të cilat do të jem krenar për sa të jem gjallë.
Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit qytetar, prandaj i uroj sinqerisht kundërkandidatit tim për fitoren, duke i dëshiruar suksese në drejtimin e komunës dhe në shërbim të qytetarëve tanë.
Faleminderit nga zemra për besimin, bashkëpunimin dhe përkrahjen tuaj ndër vite.
Studeniçani do të mbetet gjithmonë në zemrën time.
Me respekt,
Azem Sadiki