Arsim Dalipi: Struga sot zgjedh gjeneratën e re dhe energjinë e ndryshimit (VIDEO)





Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka bërë një thirrje emocionuese sot në ditën e raundit të dytë, duke ftuar qytetarët të votojnë për vizionin e tij për një Strugë më të bukur dhe më të zhvilluar.

Në një postim në rrjete sociale, Dalipi theksoi se gjatë ditëve të fushatës ka qenë pranë çdo qytetari, duke ndarë me ta programin dhe synimet e tij për ndryshim pozitiv, njofton TS.

“Këto ditë kam trokitur në çdo derë të struganëve, kam folur me njerëz të mirë, ua kam ofruar zemrën time dhe programin tonë për një Strugë më të bukur.
Rreth vetes mblodha një brez të ri vajzash dhe djemsh që e duan qytetin tonë me shpirt.
Sot është dita që Struga të zgjedhë gjeneratën e re, energjinë e re dhe besimin në punë të ndershme.
Ju ftoj të votoni vizionin tonë me numrin 4 dhe ne do ua kthejmë me punë, përkushtim dhe nder.
Struga – shtëpia jonë!”, shkruan Dalipi.

Kandidati i AKI-së përfundon mesazhin e tij me apel për unitet dhe pjesëmarrje të lartë, duke e cilësuar ditën e zgjedhjeve si moment vendimtar për të ardhmen e Strugës./TS