Arrestohet 48-vjeçari nga Forina e Gostivarit për dyshimin e kryerjes së vjedhjes së rëndë





Më datë 02.11.2025, rreth orës 13:00, në fshatin Forinë të Gostivarit, punonjësit policorë të Njësisë Policore Çegran kanë privuar nga liria M.U. (48) nga ky fshat.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një automjet në fshat. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS