Arben Fetahi takohet me strukturat e ASH-së në Tetovë dhe Tearcë





Edhe pse nuk është lider i ASH-së, Arben Fetahu vazhdon të takohet me strukturat e kësaj partie. Ai sonte ka qëndruar në Tetovë dhe Tearcë ku ka bashkëbiseduar për të ardhmen e partisë dhe qeverisjen e VLEN-it.

“Sonte, pas një fitoreje të merituar, u takuam me strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, njerëzit që e mbajnë gjallë energjinë dhe drejtimin e Aleancës brenda VLEN-it.
Ky takim me strukturën e ASH-së na dha energji për të vazhduar më të organizuar, më të përgatitur dhe me qasje edhe më të koordinuar për fazën që pason.
Faleminderit për angazhimin, seriozitetin dhe për kontributin e secilit prej jush.
Vazhdojmë me të njëjtën përpikmëri dhe me të njëjtën bindje” ka shkruar pas takimit me strukturat e ASH-së në Tetovë

Më pas Fetahu ka qëndruar në komunën e Tearcës ku ka folur duke falemenderuar për kontributin e tyre për zgjedhjet lokale.

“Sonte në Tearcë u takuam me strukturat e Aleancës për Shqiptarët, në një takim të domosdoshëm pas fitores së zgjedhjeve lokale, për të vlerësuar punën e bërë dhe për të koordinuar hapat që na presin brenda VLEN-it.
Biseda ishte e hapur, konkrete dhe orientuar drejt terrenit , me njerëzit tanë që mbajnë barrën e punës politike çdo ditë.
Falënderojmë secilin për kontributin, për durimin dhe për vendosmërinë që kanë treguar në këtë rrugëtim politik.
Uniteti i strukturës së Tearcës e ka dëshmuar se kur jemi një ekip, puna jep rezultat” ka shkruar pas takimit me strukturat e ASH-së në Tearcë.