“Drekë pune në Rezidencën Italiane me mikun tim, Ambasadorin Paolo Palminteri.
Diskutuam mbi zhvillimet politike pas zgjedhjeve lokale, forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe angazhimin tonë të përbashkët për reforma të qëndrueshme.
Italia mbetet një partner i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit evropian, me mbështetje të sinqertë dhe vizion të përbashkët” ka shkruar zv.kryeministri Arben Fetahu