Aparaturë më e re dhe moderne për rezonancë magnetike në Klinikën Kirurgjike “Shën Naum i Ohrit” – vazhdojmë me projekte për avancimin e procedurave diagnostikuese
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me kryeministrin, prof. dr. Hristijan Mickoski, sot e vizituan Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naum i Ohrit”, ku është siguruar një aparat modern dhe i gjeneratës më të re për rezonancë magnetike.
Vazhdojmë aty ku ndalëm për shkak të zgjedhjeve lokale. Ky është edhe një projekt tjetër i realizuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për avancimin e procedurave diagnostikuese, me qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore në kohë reale dhe me cilësi më të lartë, deklaroi ministri Aliu.
Drejtori i klinikës, Nebojsha Nastov, theksoi se vitin e kaluar institucioni është pajisur me aparaturë moderne mjekësore me vlerë totale prej 90 milionë denarësh.
Me këtë gjeneratë të re të aparateve për rezonancë magnetike shkurtohet koha e ekzaminimeve dhe rritet numri i kontrollimeve që mund të kryhen brenda ditës. Me aparatin paraprak, i cili ishte 16 vjet i vjetër, kryheshin rreth 4.000 rezonanca magnetike në vit, ndërsa me aparatin e ri presim të realizohen të paktën 5.000 incizime vjetore. Përveç aparatit më të ri për rezonancë magnetike, në klinikë janë siguruar edhe dy kolona të reja laparoskopike dhe instrumente për traumatologji, shtoi drejtori Nastov.



