Anëtar i degës së BDI-së Tetovë, Elmir Emini: Dorëheqje për të pamoralshmit dhe ata që mundohen të njollosin nderin tonë
Anetari i degës së BDI-Tetovë, Elmir Emini ka reaguar ashpër pas humbjes në Tetovë:
Të ruajmë moralin në Tetovën tonë
Ne si tetovarë, nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj humbjes së moralit dhe dinjitetit njerëzor.
Ky qytet ka lindur burra e gra me nder, me besë e me zemër. Nuk duhet të lejojmë që disa zëra të errët ta njollosin emrin e Tetovës.
Le të flasim me të vërtetën, por me zemër. Le të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur moralin, respektin dhe vlerat që na bëjnë njerëz. Sepse Tetova nuk është biseda e turpit – Tetova është zëri i ndërgjegjes, i dinjitetit dhe i shpresës.
Doreheqje per te pamoralshmit dhe ata qe mundohen te njollosin nderin tone.