Aliu: Me plan konkret brenda 5-6 viteve shëndetësia tek ne do të bëhet si të vendeve evropiane





Në emisionin “Debat në Shenja” ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu u pyet se si e vlerëson vendimin e Arben Taravarit për të shkarkuar drejtorët ekonomik në kohën kur ai udhëhiqte me ministrinë, tha se në aspektin e optimizmit të harxhimeve, ka qenë një qasje që ka dhënë rezultat optimal.

“Pra menaxhimi i institucioneve në shëndetësi me të vërtet kërkon një menaxher në institucion…Në klinika duhet të ketë një drejtor i cili njeh procedurat klinike brenda dhe do të jetë menaxher i mirë për të menaxhuar. Jo domosdoshmërish dy drejtor që komplikojnë procedurën administrative mund të ekzekutojnë dhe të procedojnë mirë me një institucion shëndetësor”, tha Aliu.

I pyetur nëse është optimist që shëndetësia mund të rregullohet në vendin tonë, Aliu tha se është optimist për shkak dy aspekteve.

E para sipas tij është aspekti i digjitalizimit dhe me një strategji sipas tij afatshkurte mesme dhe të gjate, shëndetësia tek ne brenda 5-6 viteve mund të duket si një shëndetësi e vendeve evropiane me shërbime optimale shëndetësore.