Ali Ahmeti voton nesër në Zajaz që në orët e para të mëngjesit në orën 7





Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, do ta ushtrojë të drejtën e votës në qendrën e votimit në fshatin Zajaz, komunë e Kërçovës.

Sipas njoftimit nga BDI, Ahmeti do të votojë në orën 07:00 të mëngjesit, menjëherë pas hapjes së vendvotimeve, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen nesër në mbarë vendin.

Ky akt simbolik vjen në fillim të procesit zgjedhor, ndërsa pritet që më pas Ahmeti të japë edhe një deklaratë për media lidhur me ecurinë e ditës së votimit./TS