Nën atmosferën e flamujve kuqezi, këngëve patriotike dhe emocioneve të forta, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) organizoi një prej manifestimeve më të mëdha të viteve të fundit për shënimin e 28 Nëntorit — Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një njoftimi publik, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që, sipas tij, e kthyen mbrëmjen në një moment të paharrueshëm kombëtar.
Deklarata e plotë e Ali Ahmetit:
“Një mbrëmje e mbushur me krenari, emocione dhe bashkim.
Faleminderit të gjithë të pranishmëve që e nderuan festën e 28 Nëntorit dhe e bënë këtë organizim kaq të veçantë.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit! ”



