Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës dhe atë të Shqipërisë për sigurimin e Playoff-it të Kupës së Botës, duke i cilësuar dy sukseset si momente historike për futbollin shqiptar.
Në reagimin e tij në Facebook, Ahmeti vuri theksin te “dy Asllanat” që, sipas tij, i shtynë përpara të dyja përfaqësueset drejt ëndrrës së Botërorit.
“Dy Asllanat, si dy krahët e shqiponjës: pardje Kristijani, e sonte Fesniku siguruan balotazhin historik për Shqipërinë dhe Kosovën për kampionatin botëror në futboll.
“Urime, shqipe, ju lumtë, djem!”, ka thënë Ahmeti.
Në ndeshjen me Andorrën, Shqipërisë fitoren ia siguroi goli i vetëm dhe vendimtar i Kristjan Asllanit.
Kurse, Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të