Ali Ahmeti: AKI-ja fiton shumicën e votës kombëtare, por humb disa kryetarë komunash (VIDEO)





as raundit të dytë të zgjedhor, Ali Ahmeti, lider i BDI-së, deklaroi se partia ka fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin dhe shumicën e votës komunale me mbi 23.000 vota më shumë se rivalët e saj.

Megjithatë, AKi-ja nuk arriti të fitojë garën për disa kryetarë komunash, njofton TS.

“Rezultatet e zgjedhjeve janë tashmë të njohura. Ne kemi fituar shumicën e votës populore në mbarë vendin, ose, më saktë, shumicën e votës komunale në këto zgjedhje, me mbi 23.000 vota më shumë. Megjithatë, nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ky është një mesazh kompleks, të cilin e pranojmë me respekt dhe përgjegjësi”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti theksoi se qytetarët mbështesin vizionin dhe vlerat e partisë, por kërkojnë një përfaqësim më të mirë të këtyre vlerave në terren.

Ai shtoi se rezultatet e disa komunave nuk pasqyrojnë gjithmonë vullnetin e lirë të qytetarëve për shkak të koalicioneve jo parimore dhe marrëveshjeve të përkohshme, që mund të ndikojnë në progresin dhe zhvillimin lokal./TS