Aktivitet intensiv diplomatik i Bozhinoskës në forumin për bashkëpunim energjetik transatlantik në Athinë
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në takimin ministror të mbajtur në kuadër të Partneritetit të Gjashtë për Bashkëpunim Transatlantik në Fushën e Energjisë ( P – TEC) në Athinë, ku morën pjesë ministra të energjisë nga mbi njëzet vende evropiane.
Në margjinat e samitit, Bozhinovska zhvilloi një sërë takimesh bilaterale të rëndësishme, të fokusuara në forcimin e bashkëpunimit rajonal, lidhjet infrastruktore dhe difersifikimin e burimeve energjetike. Përveç takimeve me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Kris Rajt, dhe Ministrin Grek të Energjisë, Stavros Papastravru, ministrja Bozhinovska pati takim edhe me Ministrin e Energjisë së Bullgarisë, Zheço Stankov, ku u shqyrtuan aktivitet aktuale dhe të ardhshme që lidhen me bashkëpunimin energjetik rajonal ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, me theks të veçantë në projektet strategjike infrastukturore në sektorin e enrgjisë elektrike dhe të gazit.
Të dy minstrat theksuan rëndësinë e projektit East – West Transmission Corridor (EWTC) si një nisëm kyçe për forcimin e lidhjes rajonale, integrimin e tregjeve dhe rritjen e kapaciteteve për energji të rinovueshme, në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Në bisedime u theksua edhe inicativa e Bullgarisë për zgjerimin e infrastrukturës së gazit pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, e cila do të kontribuojë në rritjen e qasjes dhe uljen e çmimit të gazit, si dhe në rritjen e sigurisë energjetike në rajon. Në këtë drejtim, të dyja palët ranë dakord të organizojnë një takim të përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të dy vendeve, për koordinim më të mirë dhe shkëmbim informacioni lidhur me projektet e përbashkëta.
Bozhinovska pati gjthashtu një takim konstruktiv me drejtorin ekzekutiv të operatorit të pavarur grek për transmetimin e energjisë elktrike ( IPTO – ADMIE), z, Manusakis, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit teknik dhe për mundësit e krijimit të lidhjeve të reja ndërkufitare që do të kontribuojnë në një sistem energjetik rajonal të qëndrueshëm dhe të sigurt.
„Vëmendja ndaj Maqedonisë në forumin P – TEC ishte e dukshme – kjo është dëshmi se vendi ynë është një partner aktiv dhe i besueshëm kur bëhet fjalë për stabilitetin energjetik, investimet strategjike dhe të ardhmen e sigurt të rajonit,”deklaroi ministrja Bozhinovska.
Ajo shprehu mirënjohje të veçantë ndaj Kryeministrit të Greqisë, Kiriakos Micotakis, dhe Ministrit Grek të Mjedist dhe Energjisë, Stavros Papastravru, për mbështetjen dhe vëmendjen e treguar ndaj Maqedonisë së Veriut.
Në margjinat e forumit, ministrja zhvilloi bisedime edhe me Ministrin kroat të Ekonomisë, Ante Shushjar, Ministrin qipriot të Energjisë, Tregtisë dhe Industrisë, Georgos Papanastasiu, si dhe me Ditte Juul Jogrensen, drejtoreshën e përgjithshme për Energjinë në Komisionin Evropian.
Forumi P – TEC, i cili bashkon ministrat e energjisë nga 25 vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut, përfaqëson një platformë udhëheqëse për dialog dhe koordinim të politikave drejt një të ardhmeje energjetike të sigurt, të pastër dhe të ndërlidhur energjetike.
Me respekt,
Ministria e Energjisë. Minierave dhe Burimeve Minerale



