Shtip po zhvillohet një aksion policor në kuadër të një hetimi të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë të cilit është arrestuar një ish-drejtues i një njësie të DAP-it. Nga MPB paralajmërojnë më shumë detaje më vonë.
Zyrtarë policorë nga SPB Shtip dhe OVR Koçani, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike dhe sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike në Koçani, po ndërmarrin disa veprime në disa lokacione nëpër vend.
Pas përfundimit të aksionit, opinioni publik do të njoftohet në mënyrë adekuate, u përgjigjën nga MPB.