Aksident në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar – Policia jep detaje





Aksident në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar – Policia jep detaje

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në Gllarevë të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi deklaroi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe po e heton rastin”, theksoi ai.

Abdixhiku thirrje qytetarëve në Kosovë dhe mërgatë pas shpalljes së zgjedhjeve: Ndryshimi është në dorën tuaj
Read more