Ajdari: Propozim-buxheti për vitin 2026 nuk është zhvillimor, por buxhet i stagnimit, klientelizmit dhe borxhit
Koordinuesja e grupit të deputetëve të “Frontit evropian”, Rina Ajdari në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Propozim-buxheti për vitin 2026 nuk është zhvillimor, por, siç tha, buxhet i stagnimit, klientelizmit dhe borxhit.
“Grupi ynë parlamentar ‘Fronti evropian’ sot në mënyrë të qartë e kumton qëndrimin e vet lidhur me propozim-buxhetin për vitin 2026, i cili në formën e tij të tanishme paraqet buxhetin më të dobët, më i papërgjegjshëm dhe më i motivuar politikisht që vendi ka parë në vitet e fundit. Ky nuk është buxhet zhvillimor, por buxhet klientelist i ndërtuar për ta ushqyer administratën partiake dhe për ta mbajtur në jetë pushtetin i cili e ka humbur pçdo kuptim ekonomik institucional. Në vend të vizionit për të ardhmen, Qeveria prezantoi dokument financiar pa strategji, pa reforma dhe pa përgjegjësi i cili vetëm i thellon krizat ekzistuese, e rritë borxhin publik dhe e rrezikon stabilitetin makroekonomik të vendit. Ky buxhet është simbol i mungesës së drejtimit, të mungesës së disiplinës fiskale, nga mungesa e veprimit politik, dinjitetit në sundim”, tha ajo.
Plotësisht, sipas Ajdarit, BE-ja tashmë e konfirmoi tërë dështimin e e kësaj Qeverie në shumë sfera, përfshirë edhe në financat publike dhe në zhvillimin ekonomik.
Ajdari theksoi se ky buxhet shpenzon miliona për paga dhe privilegje të parateve partiake, përderisa ekonomia reale mbetet pa mbështetje dhe pa investime.
Nga “Fronti evropian” kërkuan korrigjim urgjent të këtij buxheti dhe sendërtim të amandamenteve që, siç tha, garantojnë drejtësi, zhvillim dhe barazi të të gjithë qytetarëve të vendit.
Ajdari theksoi se “Fronti evropian” për Propozim-buxhetin ka parashtruar 97 amandamente të cilat, siç tha, janë të qarta dhe konkrete.
Ајдари истакна дека „Европскиот фронт“ за Предлог-буџетот има поднесено 97 амандмани кои, како што рече, се јасни и конкретни.
Rreth Nismës së parashtruar për formim të Komisionit anketues për konstatim të rrethanave për veprim të insntitucioneve për tragjeditë dhe fatkeqësitë në vend nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe Lëvizjes ZNAM, Ajdari theksoi se qëndrimi i tyre është se mbështesin çfarëdo lloj nisme e cila i përfshin të gjitha fatkeqësitë.
Lidhur me ligjet reformuese nëse Fronti evropian do të sigurojë shumicë të badenterit apo do të kenë kërkesa, Ajdari theksoi se për këto çështje tejet serioze dhe kyçe për shtetin, do të duhet konsensus politik dhe dialog në nivel të partive politike dhe nga ekspertët e fushave.