Zyrtarë policorë shpëtojnë një person në Kumanovë gjatë përpjekjes për vetëvrasje

llSot (21.10.2025), rreth orës 10:40, pas një denoncimi për një person që kishte ndërmend të kryente vetëvrasje, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë, së bashku me një ekip të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Kumanovës, kanë shpëtuar një 34-vjeçar nga rrethina e Kumanovës, i cili kishte tentuar të hidhej nga “Ura e Iskrës” në Kumanovë.

Pas masave të ndërmarra, personi është bindur të heqë dorë nga tentativa dhe më pas është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës për të marrë ndihmë mjekësore.