Zjarr në parking dhe automjete të djegura në Lipjan – prangosen tre persona

Një rast i zjarrvënies ka ndodhur rreth mesnatës së 27 shtatorit në Lipjan.

Lidhur me rastin katër persona janë identifikuar nga policia, tre prej të cilëve tashmë janë arrestuar. Ata dyshohen për veprat penale “zjarrvënie” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në natën kritike, në parkingun e një ndërtese banimi, një automjet është djegur derisa edhe disa të tjera u dëmtuan.

Siç njofton policia, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar”, thuhet në njoftim transmeton Klankosva.tv.