Një zjarr masiv shpërtheu më 2 tetor në një rafineri nafte në Kalifornian Jugore, thanë zyrtarët, duke nxitur një reagim të gjerë nga ekipet e emergjencës dhe duke shkaktuar flakë gjigante të dukshme në të gjithë pellgun e Los Angelesit.
Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, konfirmoi se një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në El Segundo, e vendosur rreth 32 km në jugperëndim të qendrës së Los Angelesit. Newsom u informua për incidentin, konfirmoi zyra, raporton “USAToday”.
“Zyra jonë po koordinohet në kohë reale me agjencitë lokale dhe shtetërore për të mbrojtur komunitetin përreth dhe për të garantuar sigurinë publike”, tha zyra e guvernatorit në X, duke i këshilluar banorët të dëgjojnë autoritetet lokale.
Objekti i El Segundo, i ndërtuar në vitin 1911, është rafineria më e madhe prodhuese e naftës në Bregun Perëndimor, sipas Chevron. Rafineria përpunon më shumë se 276,000 fuçi naftë të papërpunuar në ditë.