Zejdi sfidon VLEN-in: Nëse mendojnë se janë politikisht më të fuqishëm, le të shpallin zgjedhje dhe te la “zhdukin” AKI-në

Skender Rexhepi Zejdi, kryetar i Lëvizjes Populli në kuadër të koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim ka dalë me ofertë deri te kryeministri Hristijan Mickoski dhe koalicioni VLEN.

Zejdi tha se nëse kryeministri dhe VLEN mendojnë se janë fitues të zgjedhjeve lokale, atëherë le të shkojmë në zgjedhje parlamentare dhe le të “zhdukin” AKI-në politikisht.

“Rezultati ishte fitues. Ne me plot nder themi se nëse mendojnë se kanë fituar, le të urdhërojnë – nëse mendojnë se e kanë fituar Aleancën Kombëtare për Integrim, le të urdhërojnë të shpallin zgjedhje të parakohshme parlamentare…
Edhe nëse i fitojnë komunat?

Kjo kërkesë është sot, kjo kërkesë do të jetë edhe në ditën e hënë. Ne do t’i fitojmë padyshim, por edhe nëse i humbim, rezultati i numrave, i fuqisë votuese është në rrethin e parë, se në rrethin e dytë bashkohen të gjitha partitë politike në Maqedoni për ndonjë kandidat të caktuar. Megjithatë, që sot e themi, edhe e njëjta do të vlejë edhe nesër – nëse kryeministri, nëse këta partnerë të VLEN-it, konsiderojnë se janë më të fuqishëm politikisht se Aleanca Kombëtare për Integrim, le të urdhërojnë t’i shpallin zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe le ta “zhdukin” Aleancën Kombëtare për Integrim”, tha Zejdi.