Zejdi: Këta të VLEN-it u krahasuan me nr.7 të Manaj, por këtyre si t’ua përmendësh Mickoskin as nën portën e zbrazët smunden të japin gol (VIDEO)

Në një tubim të mbajtur në Haraçinë nga Aleanca Kombëtare për Integrim, lideri Skender Rexhepi – Zejdi, komentoi me entuziazëm fitoren historike të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e fundit, duke e quajtur atë një moment krenarie për çdo shqiptar kudo që ndodhet.

Rexhepi nuk i kurseu kritikat për disa bashkëkombës që, sipas tij, “zhyten në ujë dhe kapen për kashtë”, duke iu referuar përpjekjeve të tyre për të përvetësuar suksesin e futbollistit Rey Manaj, njofton TS.

“Dëgjuam disa bashkëkombës tanë që mundohen të kapen pas numrit 7 të Manajt. Pa dyshim, Manaj e ka numrin 7” deklaroi Rexhepi.

Ai ironizoi më tej, duke sfiduar ata që sipas tij përpiqen të marrin merita pa bazë.

“Lejoni një gol të zbrazët, jepuni shtatë mundësi për gol, vetëm përmendni Mickoskin gjatë golit dhe asnjëri sën e jape golin. Sepse nuk kanë atë për ta bërë këtë”, theksoi ai.

Në fjalimin e tij, Rexhepi e ndërlidhi edhe simbolikën e numrit 7 me historinë e përpjekjeve kombëtare në hapësirat shqiptare, duke akuzuar disa subjekte politike për lidhje me forca që, sipas tij, janë në kundërshtim me idealet kombëtare.

“Manaj dhe çdo shqiptar që lufton për flamurin kuqezi dhe për ta mundur Serbinë në fushë, është i lidhur me kombëtaren shqiptare dhe idealin e UÇK-së. Ata të tjerët, me ‘numrin 7’ në komunat e tyre, janë të lidhur me Mickoskin dhe VMRO-në.”

Tubimi në Haraçinë vjen në një kohë kur tensionet politike në vend janë rritur dhe partitë shqiptare janë në prag të mobilizimeve të reja për zgjedhjet e ardhshme./TS