Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vdekur pasi ishte goditur me thikë mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.
Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë së bashku në një lokal ku pasi kanë dalë jashtë janë zënë për motive banale ku më pas autori e ka qëlluar me thikë Ismajlgecin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
I arrestuari është 38-vjeçari Arlind Demushi me origjinë nga Tropoja i cili është identifikuar pas pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë ndërsa është arritur që të kapet në qytetin e Durrësit.
“Policia mos lëviz”, momenti i arrestimit të autorit që vrau 40-vjeçarin në Babrru
Këto janë momentet kur Forcat e Posaçme Operacionale arrestojnë 38-vjeçarin Arlind Demushi, i cili mbrëmjen e djeshme vrau me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci në zonën e Babrrusë, në Tiranë. pic.twitter.com/I08kqlvNHd— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 3, 2025