Vriten 63 palestinezë, përfshirë 24 fëmijë në sulmet izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit





Ushtria izraelite mbrëmë ka vrarë në Gaza të paktën 63 palestinezë, përfshirë 24 fëmijë, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit, raporton Anadolu.

Burimet mjekësore nga spitalet e Gazës thanë për AA se sulmet izraelite goditën shtëpi, tenda që strehonin civilë të zhvendosur, automjete, një strehë dhe një spital brenda të ashtuquajturës “vija e verdhë”.

Dhjetëra civilë gjithashtu janë plagosur në sulme.

Mbrëmë, ushtria izraelite nisi një seri sulmesh ajrore dhe artilerie në të gjithë Rripin e Gazës pas urdhrave të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të kryer “sulme të menjëhershme dhe të fuqishme” në enklavën palestineze për shkak të pretendimeve për shkelje të armëpushimit nga Hamasi.