Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgievski, i cili doli i pari me 39.43 përqind të votave, dhe kandidati i “Të Majtës”, Amar Mecinoviq, i cili ka 13.20 përqind, shkojnë në rrethin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Shkupit.
Koalicionet VMRO-DPMNE dhe “E Majta” janë gjithashtu në vendin e parë dhe të dytë në garën për këshilltarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Kandidatja e LSDM-së, Kaja Shukova, mori 10.50 përqind të votave. Kandidatët e VLEN-it, Bashkim Bakiu, 12 përqind, dhe AKI-së, Skender Rexhepi, 11.22 përqind, gjithashtu kanë më shumë vota se ajo.
Këto janë rezultatet e 99.92 përqind të votave të numëruara në kryeqytet.